I. Rreth nesh

Arti i Restaurimit të Lëkurës

Një nivel i ri i luksit.

Karl Lagerfeld:
“A bag is not just a bag, it is a statement.”

Arti i restaurimit të artikujve luksoz prej lëkure është një proces delikat dhe i sofistikuar që kërkon një kombinim të aftësive teknike dhe të një kujdesi të veçantë për detajet.

Ky lloj arti synon të ripërtëri dhe rigjallërojë produktet e lëkurës të cilat kanë humbur pamjen dhe funksionalitetin për shkak të përdorimit të gjatë, dëmtimit nga kushtet mjedisore, ose vjetërsimit të natyrshëm.

Restaurimi i artikujve luksoz si çanta, këpucë,rripa dhe aksesorë të tjerë kërkon një njohuri të thellë të lëkurës, përfshirë llojet e saj, ngjyrat dhe teksturat.

Përveç aspekteve financiare të artikujve luksoz, shumë prej tyre kanë vlera sentimentale ose historike të jashtëzakonshme. Restauratorët shpesh punojnë me klientë që kanë lidhje emocionale me artikujt e tyre, dhe ky aspekt është po aq i rëndësishëm sa rinovimi teknik. Në këtë proces, ruajtja e origjinalitetit është kyçe.

Restaurimi çantave luksoze dhe objekete të tjera prej lëkure është një art që kërkon mjeshtëri, durim dhe pasion, pasi ai kontribuon jo vetëm në ruajtjen e bukurisë së objekteve të çmuara, por edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të modës dhe kohës.

R.H- CEO / FOUNDER

E Rè Studio është një hapësirë arti që ekziston në një dimension unik, ku mjeshtëria artizanale takohet me përkujdesjen emocionale ndaj objekteve të luksit.

Nuk është thjesht një vend pune – është një atelier i specializuar, i ndërtuar me dashurinë për detajin dhe me dëshirën për të krijuar një koncept niche, të rrallë dhe autentik.

Këtu, çdo artikull që mbërrin nuk shihet vetëm si një objekt për t’u riparuar, por si një vepër me histori, që meriton vëmendje të personalizuar dhe një qasje dinjitoze ndaj restaurimit. Studioja është e menduar si një ambient privat, i qetë, i mbushur me dritë natyrale, aromë lëkure dhe vegla që tregojnë se këtu punohet me dorë, me zemër dhe përvojë.

Koncepti i “niche” vjen jo vetëm nga shërbimi i specializuar që ofrohet, por edhe nga mënyra si ndërtohet marrëdhënia me klientët – e ngadaltë, personale, mikpritëse.

Këtu nuk flitet vetëm për luks, por për kujdes, vëmendje dhe respekt ndaj vlerave që zgjasin më shumë se moda e momentit.

R.H

2024

the essential culture

FOUNDER

R.H – Restauruese e pasionuar e artikujve luksozë prej lëkure me një koncept ‘niche’ per E Rè Studio

Me një rrugëtim që ndërthur shkencën, artin dhe luksin, R.H ka krijuar një univers ku pasioni për modën kthehet në mjeshtëri. E diplomuar në fakultetin e shkencave mjekesore teknike, ajo ndoqi thirrjen e brendshme për të eksploruar modën në thellësinë e saj kulturore, duke vijuar studimet në ‘Marketing for Luxury’ në Istituto Marangoni Milano dhe më pas në krijimin e çantave (Bag Making) në Arsutoria School Milano. Eksperienca e saj u zhvillua edhe më tej me trajnime individuale në Firence, në zemër të artizanatit të vërtetë italian.

R.H ështe gjithmonë pranë burimit të inspirimit – duke marrë pjesë në panaire ndërkombëtare dhe vizituar dyqanet më prestigjioze të luksit për të kuptuar më mirë ndjesinë që çdo klient pret të përjetojë. Këtë ndjesi e sjell me kujdes në çdo restaurim, duke punuar ekskluzivisht me materiale të certifikuara dhe ekologjike.

Ajo restauron jo vetëm çanta, por kujtime, histori personale dhe dashurinë për detajin. Me një qasje të ngrohtë dhe mikpritëse, R.H bashkëpunon me klientë individualë për t’u rikthyer jetë artikujve më të çmuar, duke u dhënë sërish shkëlqimin e merituar.

Formacioni